VIDEO/ Grabitje si në filma, kapen shqiptarët që bënin “kërdinë” në lojërat e fatit në Itali

Synimi i tyre ishin paratë nga makinetat e lojrave të fatit për ti vjedhur.

Si në skenat e filmave hollywoodian ata kishin mirëmenduar një teknikë të panjohur më parë.

Natën, pas një inspektimi të kujdesshëm dhe të përpiktë, ata depërtonin në brendësi të godinës përmes një muri të jashtëm, por që ishte mur ndarës me ambientin ku ndodheshin makinetat.

Nga aty, banda e vrimes hynte dhe merrte gjithçka të mundte.

Anëtarët e “bandës së vrimës” të arrestuar nga policia janë dy shtetas shqiptarë.

Është konstatuar se në periudhën midis janarit dhe qershorit të vitit 2019 ata kishin realizuar shtatë vjedhje duke marrë një vlerë totale prej 200 mijë eurosh.