VIDEO/ Kandidati Benet Beci takim me përfaqësues të mjedisit në Shkodër…

“Krijimi I nje forumi për mjedisin me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve” kjo ishte ideja e hedhur nga kandidati socialist Benet Beci,në takimin e zhvilluar me shoqatat dhe institucionet mjedisore në Shkodër.

Në një bisedë mes menaxhuesish dhe përdoruesish të mjedisit, u diskutua jo vetëm për problematika por edhe për mundësi lidhur me rritjen dhe zhvillimin e turizmit.

Agim Dardha, drejtor I zonave të mbrojtura, kujton se kemi plot 125 monumente natyre por cështja është që ti kthejmë ato në favor të banorëve. Për këtë ai vë theksin tek zhvillimi I turizmit natyror dhe të qëndrueshëm

Me optimizëm për ndryshim rrenjësor të Shkodrës kandidati Beci sugjeron mbledhjen e një forumi për mjedisin me ekspertë të fushës, me të cilët mund të vendosen prioritete dhe I lihet vend takimeve të mëtejshme,në favor të zhvillimit të mjedisit në Shkodër.

Takime të tilla, edhe si konkluzion I pjesëmarrësve janë të nëvojshme dhe frytdhënëse për të cuar më tej çeshtjet mjedisore.