VIDEO/ Kur do të jetë protesta e radhës e shqiptarëve në Londër? Flet organizatori…

Enkelejd Omi, shkodrani që organizoi protestën e komunitet shqiptar në Londër tri ditë më parë thotë se ajo i kaloi të gjitha pritshmëritë e fillimit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se të nesërmen e protestës pati shumë media që u hapën me tituj racistë kundër shqiptarëve, por pati edhe prej tyre që e mbështetën protestën.

Ai tregoi se protesta e radhës do të jetë më 28 nëntor.

“Aktualisht do të bëjmë një peticion që do ta çojmë tek zyra e kryeministrit. Protesta e radhës do të jetë më 28 nëntor, ora 6. Vitet e tjera ka qenë një ditë feste por këtë vit kemi menduar të jetë një tubim. Përshëndes çdo politikan shqiptar që mbështet shqiptarët janë vendit, edhe pse politika është fajtorja kryesore e largimit të shqiptarëve nga vendi”, tha Omi.