VIDEO/ TOM DOSHI NGA LEZHA: JA AMANETI I ARDIAN NIKULAJ…

Share your love

Me këtë homazh për të ndjerin Ardian Nikulaj nisi takimi i kryetarit të Partisë Social Demokrate Tom Doshi me miqtë e biznesmenit dhe njëkohësh mbështetës të PSD-së. Kreu i socialdemokratëve kërkoi që Lezha të bëjë realitet amanetin e Nikulaj për ta çuar në fund misionin që ai kishte.

Pavarësisht akuzave për ta ngjyrosur politikisht vrasjen e Ardian Nikulaj, kryetari i PSD Doshi ka një falenderim për policinë e shtetit e cila zbardhi autorët që ekzekutuan Nikulajn ndërsa tha se misioni i të ndjerit nuk do të mund të shuhet asnjëherë.

Mbështetësit e PSD dhe miqtë e Ardian Nikulaj deklaruan se në zgjedhjet vendore të 14 majit por edhe zgjedhjet e ardhshme do vijojnë që të jenë të bashkuar si dhe të bindur se numri i atyre që do t’i besojnë votën PSD do të jetë gjithnjë e më i madh.

Share your love