Vllaznia gjen zgjidhje, ja çfar vendimi që kanë marrë lojtarët pas takimit me Ademin

Dritë jeshile të Vllaznia. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta në klubin shkodran se është arritur marrëveshja mes palëve, për të zgjidhur këtë situatë kritike.

Mësohet se senatorët e ekipit, kanë rënë dakord me kryebashkiaken Ademi, që të dalin nesër në stërvitje dhe të vazhdojnë përgatitjet normalisht për rifillimin e kampionit.

Numri një i klubit, znj, Voltana Ademi, u ka premtuar lojtarëve se çështja financiare do të zgjidhet para ndeshjes së parë në 3 qershor.