Vllaznia njeh rivalët në Champions League, në një grup me gjigandët evropian…

Vllaznia e femrave ka mësuar ditën e sotme, kundërshtarët në grupin e Champions League.

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës, ka vendosur kampionet e Shqipërisë, në Grupin A, me skuadra shumë të vështira.

Shkodranet, do të përballen me Chelsea, PSG dhe Real Madrid. Short i vështirë për Vllazninë, që mund të quhet se është vendosur në grupin e “ferrit”.

Shorti:

Grupi A: Chelsea, PSG, Real Madrid, Vllaznia

Grupi B: Wolfsburg, Slavia Praga, SKN St. Polten, AS Roma

Grupi C: Lyon, Arsenal, Juventus, Zurich

Grupi D: Barcelona, Bayern Munich, Rosengard, Benfica