Vrasja e të miturit, reagon policia e Shkodrës…

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 09.08.2022, rreth orës  21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër,  nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale  është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J.  jashtë rrezilit për jetën.

Në vendngjarje  po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,  për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.