Xhamia vendos pako: “Merr një pa pagesë ti që ke nevojë”…

Edhe në Kosovë gjendja është e rënduar prej Covid-19. Po ashtu edhe në Kosovë ka shumë persona që janë në kushte të vështira ekonomike.

Por xhamia “Deshmorët e Kombit” në Podujevë ka bërë një gjest të madh. Jashtë kësaj xhamie janë vendosur pako me ndihma dhe në një banderolë të vendosur aty afër shkruhet:

“Merr një pako, pa pagesë ti që ke nevojë”.