Zbardhet URDHËRI, mbyllen lokale, palestra, pube, bilarde. Veliu-policëve: Merrni masat për zbatim

Policia e Shtetit ka shpërndarë dje një urdhër, lidhur me marrjen e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Këto masa kryesisht kanë të bëjnë me zbatueshmërinë e vendimeve të marra në mbledhjen e qeverisë, të cilat lidhen kryesisht me shmangien e grumbullimit të njerëzve në ambiente të mbyllura apo të hapura, përfshirë këtu lokale, pube, palestra, aktivitete sportive, kulturore.

Urdhëri mban firmën e drejtorit të Përgjithshëm të  policisë, Ardi Veliu. Ky urdhër vjen pas deklaratës së kryeminsitrit Edi Rama, i cili tha në mbledhjen e djeshme të qeverisë se shumë shpejt do të mbyllen të gjitha ambientet që grumbullojnë njerëz, si klube, pub-e, palestra dhe disko.