Zyrtari francez: BE nuk do të shërohet nëse nuk ndihmon Italinë për Covid-19

Bashkimi Evropian nuk mund të shërohet kurrë nëse unioni lë Italinë të veme gjatë pandemisë së koronavirusit.

Këtë deklaratë e dha Ministri Francez i Financave, Bruno Le Maire, duke thënë se vendet anëtare duhet të bashkohen.

“Nëse janë të gjithë për veten e tyre, nëse i lëmë disa shtete, nëse i themi Italisë, për shembull, ‘bëjeni vetëm atë”, Evropa nuk do të rikuperohet,” tha ai për TV Francez.

Banka Qendrore Evropiane ka caktuar fonde për të mbështetur ekonominë, por BE nuk ka harmonizuar masa praktike për të ndaluar përhapjen e virusit.