22 Marsi/ Tonin Uldedaj : Pas tre dekadash opozitarizmi nuk lihet në rrugë…

“Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit, ‘ditën e re’ në persisht, nisjen e pranverës dhe një udhëtim në një stinë të re shpresash e gëzimesh.

Në këtë ditë festojmë edhe 22 marsin e vitit 1992, fitoren e opozitës shqiptare anti-komuniste kundër Partisë së Punës.

Tri dekada më vonë, le të na shërbejë si mësim se opozitarizmi nuk lihet rrugës, nuk mund të jetë kurrë i një force dhe njeriu të vetëm. Për këtë ne kemi zgjedhur të bashkohemi dhe të krijojmë një alternativë të re”, shkuan Uldedaj.