“Më merr në tel e më bën presion…”, këshilltari bashkiak Vjerdha denoncon koordinatorin e PS- së Ilir Beqaj…

Koordinatori politik i PS-së për Qarkun e Shkodrës i ka bërë presion me telefon këshilltarit bashkiak të Shkodërs. Ka qenë vetë Arbis Vjerdha, këshilltar bashkiak në Shkodër, ai që ka denoncuar publikisht me një postim në FB ish- ministrin Ilir Beqaj. Vjerdha thosë se ka marrë telefonatë kërcënuese nga Beqaj.

“Një koment i imi në fb e paska besdisur këtë individin deri në atë pikë sa më merr në tel e më bën presion. O bandit me çizme me këtë që bëre më ke dhënë një shtysë që tju çjerr fetyrën bandës së rilindjes ku ti je aksioner”, shkruan Arbis Vjerdha.

Këshilltari Vjerdha është mjaft kritik me qendrimet e tij edhe në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Jo radhë herë ai nuk ka kursyer kritikat apo akuzat edhe publike, si për krahun e majtë ashtu edhe për krahun e djathtë të politikës. /ShkodraWeb Media/