Nga sot ushqimoret, farmacitë dhe bankat do të jenë të hapura deri në 17:30

Nga sot nisin disa lehtësime në fashën e orarit të lëvizjes së qytetarëve dhe bizneseve të lejuara, por nga ana tjetër janë rritur masat penale.

Fasha orare do të zgjatet deri 17.30 për qytetarët, shërbimet ushqimore, farmacitë dhe bankat. Ndërsa autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta.

Ndërkohë këtë javë do të publikohet paketa e dytë financiare.

Po sot  do të ketë një plan të detajuar për hapjen e rrugës së riatdhesimit, por me kushtin e karantinimit 14-ditor.

Qeveria shqiptare e sheh fundin e muaji maj si një afat kohor optimist për të dalë nga faza e parë e përballjes me COVID-19.