Ahmetaj: Zero tatimfitim për biznesin e vogël deri në 2029-ën

Ministri i Rindërtimit dhe koordinatori për hartimin e Planit Kombëtar, Arben Ahmetaj prezantoi planin Shqipëria 2030, i cili siç tha ai ka reforma, aksione konkrete dhe projekte.

Synimi i këtij plani është vazhdimi i transformimit ekonomik, tha ministri.

“Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama dje, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat. Për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar me shqiptarët iniciativën që ka të bëjë me çlirimin nga taksat për të gjithë biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatime për biznesin e vogël deri më 2029-ën”, tha Ahmetaj.

Iniciativa deklaroi ai do kalohet në parlament brenda këtij sesioni.

“Kjo iniciativë do të konfirmohet në parlament brenda këtij sesioni, përpara se ne të mbyllim punimet e parlamentit, në fund të korrikut të këtij viti, biznesi i vogël, shqiptarët do ta kenë të konfirmuar me ligj ato që dje kryeministri ka komunikuar.”

Kujtojmë se edhe dje kryeministri Edi Rama pohoi se do të hiqej kjo masë lehtësimi për bizneset e vogla.