Aksident i rëndë, furgoni i Postës Shqiptare përplaset me një mjet tjetër, ndërron jetë njëri prej shoferëve

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në fshatin Bulgarec të Korçës.

Mësohet se janë përplasur dy automjete, ku njëri është furgoni postës shqiptare.

Një nga drejtuesit e mjeteve ka ndërruar jetë. Nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes./Dosja.al/