Ambasadorja Yuri Kim: Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhje…

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kërkuar që Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhje. Me anë të një statusi në Twitter, ambasadorja Kim ka rikthyer deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili vendosi në “listën e zezë” deputetin e Partisë Social Demokrate, Tom Doshin.

Këtij të fundit iu refuzua viza për në SHBA në vitin 2018. Teksa ka shpërndarë deklaratën e vitit 2018, Kim shkruan se ia vlen të kujtohet njoftimi i DASH, duke shtuar se votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky paralajmërim i bërë nga Sekretari i Shtetit në SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më shumë,”-shkruan ajo.