Amuli flet për takimin me bashën: jo primare pa bashkuar strukturën, të afrohen të larguarit nga databaza e “foltores”…

Ish-kreu i PD në Shkodër Xhevdet Amuli duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv tha se nuk ka fitore në zgjedhje pa bashkim të strukturave. Amuli kërkoi afrimin e shumë demokratëve të larguar nga databaza e Foltores.

Amuli tha se ai vet apo persona të tjerë që kanë mbështetur linjën zyrtare në PD nuk janë dakord të hyjnë në primare, nëse s’bashkohet struktura. Amuli foli edhe mbi takimin e zhvilluar disa javë më parë në Krujë, ku ishte i pranishëm edhe ish-kreu i PD Lulzim Basha.