Barazim dramatik në Durrës, Teuta ndal Vllazninë me gol në minutën e 99…

Vllaznisë i ka ikur fitorja nga duart në transfertën e Teutës vetëm në sekondat e fundit. Pas shpërdorimeve nga të dy ekipet, goli i parë do të shënohej nga Latifi në të 60.

Një penallti e akorduar me VAR në favor të shkodranëve dhe Latifi që gjen rrjetën. E kur pritej fundi i takimit, në të 99 ishte Ivanovic që shënoi për Teutën duke mos gabuar para portës.