Basha në Shkodër: Faleminderit për pritjen e jashtëzakonshme, mbani distancën!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër. Kryedmeokrati është pritur nga qindra qytetarë me thirrje “Rama ik” .

Basha i ka falënderuar për pritjen madhështore siç e ka cilësuar ai, ndërsa u bëri thirrje të mbajnë distancën.

“Faleminderit nga zemra Shkodrës për këtë mikpritje të jashtëzakonshme. Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë. Sa herë vijë këtu mahnitem me bujartinë, mençurinë e shkodranëve. Ju falënderoj nga zemra për këtë sinjal të fuqishëm. Ju lus merrni masa e distancës dhe maskat për pandeminë. Duhet të kujdesemi se në fillim do të mposhtim Covidin e madh”, iu drejtua Basha qytetarëve.