Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, rritet nafta dhe benzina…

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve.

Çmimi i naftës është rritur me 10 lekë, nga 219 lekë/litri në 229 lekë/litri.

Çmimi i benzinës është ulur me 8 lekë, nga 195 lekë/litri në 203 lekë/litri. Ndërkohë çmimi i gazit mbetet i pandryshuar.

Bordi i Transparencës bën me dije se ndryshimet e sotme vijnë si rezultat i lëvizjes në bursë dhe këto çmime do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës të bordit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 lekë/litër. ?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër. ?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.