BRDARIÇ: DO IA DALIM EDHE ME PARTIZANIN

Besim dhe optimizëm në kampin shkodran në pragndeshjen me Partizanin. Trajneri Thomas Brdariç në konferencën e sotme për shtyp ka shpresuar bindjen se Vllaznia do të synojë fitoren edhe në takimin e rradhës. Ja si i është përgjigjur ai pyetjeve të gazetarëve:

“Jam shumë I kënaqur që kemi në fushë të gjithë lojtarët dhe jemi përgatitur edhe për ndeshjen e radhës. E di me kë kemi të bëjmë dhe si do veprojmë në fushë. Lojën e vlerësoj në maksimum, duke bërë të njëjtën gjë për të arritur diçka të tillë. Kemi edhe një seancë stërvitore sot, aty ku do marrim përgjigjet e duhura edhe për formacionin me të cilin do të luajmë me Partizanin”, tha trajneri Brdaric në fillim.

I shqetësuar nga mungesa e Dunga? Sigurisht, nuk jam I kënaqur me mungesën e tij. Do shohim që të bëjmë një zëvendësim të mirëfilltë. Kombinimi me Dilaver dhe Imrit është I përshtatshëm dhe e kemi parë në ndeshjet e kalauar. Kemi zëvendësuar lojtarët jo në pozicione të duhura edhe në të shkuarën, me idenë që të përmirësojnë cilësitë ën fushë. Lojtarët kanë marrë përsipër të luajnë në pozicione që nuk janë të tyret, duke treguar cilësi në to.

Trajneri kundërshtar ka thënë se asnjë pretendent nuk I ka mposhtur, ka ardhur koha? Nuk do të merrem me deklarata të tilla të trajnerit Daja, nuk jam tipi I tillë. I lë përgjigjen fushës. Di sesi vepron Partizani dhe kemi ndjekur ecurinë e tyre me përpikmëri. Kemi parë që kanë forcë dhe kanë mbledhur pikë në fushën e lojës. Siç kemi bërë në ndeshjet e shkuara do bëjmë edhe nesër, duke e marrë seriozisht për t’i treguar se kush është Vllaznia. Nëse kemi përqëndrim 100 përqind, do ia dalim.

Objektivi? Në radhë të parë përqëndrohemi nga ndeshja në ndeshje, shijojmë momentin. Jemi në fillim të një procesi të gjatë ndërtimi dhe lojtarët kanë nevojë për motivim dhe mbështetje. T’I japim idenë për uri, që të ecin përpara. Nuk mund t’iu jap një përgjigje definitive, kjo do të shihet në vazhdim.

Kruja dhe Da Silva gati? Jam I kënaqur se kam gjithë lojtarët në dispozicion dhe nesër secili do marrë vendin në fushën e lojës. Do shohim gjendjen aktuale dhe do bëjmë maksimumin që nesër si stoli dhe fusha t’ia bëjë Partizanit ndeshjen më të vështirë”.