BRDARIÇ: E RESPEKTOJMË APOLONINË, POR NA DUHET FITORJA…

Skuadra kuqeblu do të luajë nesër në orën 14:00 ndaj Apolonisë në “Loro Boriç” dhe padyshim që objektivi i vetëm për të është fitorja. Trajneri Thomas Brdariç në prononcimin e tij për mediat në këtë pragndeshje është shprehur i bindur se skuadra do të reagojë dhe do të marrë rezultatin e duhur ndaj këtij kundërshtari.

Apolonia? – Mendoj duhet të respektojmë në maksimum çdo kundërshtar. Nuk ka rëndësi nëse është Apolonia apo ndonjë ekip. Përgatitemi me të njëjtën mënyrë. Nesër është një ndeshje, dhe në lojë janë 3 pikë. Është synimi jonë dhe duhet të shkojmë përpara. Në këtë javë, jemi të përqëndruar më shumë te kjo ndeshje.

Dy mungesa të rëndësishme? Kemi alternativa dhe mundësi. Kemi punuar këtë javë. Secili e di për planin e ndeshjes. Duhet të lejojmë futbollistët të shprehin veten në fushë dhe të zbatojnë porositë.

Vllazni ndryshe në këto 3 ndeshjet, e fundit? – Nuk dua të justifikoj situatën. E shpjegova javën e kaluar. Nuk dua të bëj justifikime. Jemi realistë. E dimë që në javët e fundit nuk kemi patur rezultatet që njerëzit prisnin. S’mund të ndryshojmë fushat dhe arbitrat. Ajo që duhet të ndryshojmë është loja jonë dhe të shfrytëzojmë mundësitë. Të gjithë presin që ne të thyhemi. E kemi treguar në të kaluarën se kur thyhemi, por pastaj kemi treguar që ne të shkojmë përpara.

Borë nesër në Shkodër? – Nuk ka rëndësi nëse bie shi, borë, mace apo qen. Kemi punuar shumë mirë. Asgjë s’e ndalon Vllazninë.

Tim Brdariç gati për debutim? – E kam thënë dhe herë të tjera. Është një futbollist nga shumë të tjerë me perspektivë. Po punojmë që ky futbollist t’i sjellë vlerë klubit. Nëse ka ardhur që të futet në fushë, do ta bëjmë.

Mbrojtja shqetëson? – Jeimi gjithmonë në rritje dhe bëjmë analiza që të mos përsërisim gabimet. Nuk ndryshojmë stilin e lojës. Dua t’i vendosim lojtarët nën presion. Më pëlqen kur lojtarët gabojnë, sepse është një stil loje i guximshëm, por duhet të përmirësohemi”.