COVID 19/ Shkodër dy raste të reja, shkon në 114 numri i përsonave të prekur…

Edhe dy raste të reja pozitive me COVID 19 janë shënuar në 24 orët e fundit në qytetin e Shkodrës.

Rasti I parë është një rast kontakti, ndërsa rasti I dytë është gruaja e pacientit të shtruar në repartin infektiv të konfirmuar pozitiv me COVID 19 një ditë më parë.

Deri më tani, në Shkodër numri total I të prekurve arrin në 114 persona, ndërsa të infektuar aktivë janë 16 prej tyre.

Nga informacioni I Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se nga të infektuarit aktivë, pesë janë të shtruar në spital, ndër të cilët 2 janë në terapi intensive. 11 të infektuarit e tjerë, të cilët janë në gjendje më të mirë shëndetësore qëndrojnë të vetëizoluar në banesat e tyre.

Deri më tani, në Shkodër janë bërë më shumë se 1 mijë testime tek personat që kanë shfaqur simptoma të koronavirusit apo kanë qenë kontakte të personave të tjerë të infektuar. Pavarësisht rritjes së numrit të të prekurve, situata epidemiologjike në duket në nivele të qëndrueshme.

Vijon kontrolli epidemiologjik i 21 shtetasve në konviktin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, nuk shfaqin simptoma apo probleme shëndetësore.

Ndërsa në pikën e Kalimit të Kufirit H.Hotit, është paraqitur një shtetas shqiptar me banim në Lagjen Rus në Shkodër të cilit në bazë të urdhërit të MSHMS, nr.278 dhe 288, ju plotësua formulari i vetëdeklarimit për në banesë.