Detaje nga vrasja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, Klement Pepaj u gjet me plumb në ballë, Vilson Çutaj në brinjë dhe bark, Policinë tek parcela e çoi …

Dalim detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, teksa vetëm sot pas 5 ditësh u gjetën trupat e viktimave, Klement Papajt dhe Vilson Çutajt.

Zbulohet se tek parcela me kanabis e Danjel Pepajt në zonën malore të Vrithit i ka çuar pikërisht vetë babai i tij, Rrok Pepaj i cili ishte ngujuar pak më parë prej të birit dhe ultimatumit nga familjet e viktimave.

Ndërkohë Danjel Pepaj e ka qëlluar Klement Pepajn me plumb në ballë, kurse Vilson Çutajn e ka vrarë duke e qëlluar me dy plumba, në brinjë dhe bark.

Prej 5 ditësh të tre personat kanë qenë të zhdukur, por u mësua se ata kanë pasur një konflikt për parcelat me kanabis. Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj kanë torturuar Danjel Pepajn pasi e akuzonin se u kishte vjedhur parcelën me kanabis.

Ku i fundi u hakmorr duke i vrarë me armë zjarri. Autori Danjel Pepaj nuk është kapur ende teksa nuk dihet nëse ku fshihet, në Shqipëri apo ka kaluar për në Mal të Zi./BalkanWeb/