Dorëheqja e Tom Doshit, kush është deputeti që do të ulet në Kuvend si deputet i PSD në Shkodër, KQZ vendosi sot t’i japë mandatin

Në rend dite në Komisionin Zgjedhor të Zgjedhjeve, këtë të enjte, ishte miratimi i mandatit të dytë të Partisë Social Demokrate në Qarkun e Shkodrës.

Pas dorëheqjes së kandidatit Tom Doshi, i cili pozicionohej i pari, mandati i dytë i kaloi kandidates me numër tre në listë, Jetmira Raboshta.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili tha se ky vendim hy në fuqi menjëherë.

“Vendosim dhënien e mandatit të deputetit të kandidatit të radhës të PSD, Jetmira Raboshta. Ky vendim hy në vendim menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet brenda 5 ditëve në Kolegjin Zgjedhor”, tha Celibashi.