Drafti/ Lleshaj: Punonjësit e policisë mbi 55 vjeç do të lirohen nga detyra, 613 efektivët që do lënë vendin e punës

Punonjësit mbi 55 vjeç në radhët e Policia së Shtetit, gardës së republikës  dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të lirojë vendet e tyre të punës.

Kjo do të ndodhë sapo të kalojë në Kuvend dhe të miratohet ligji i paraqitur nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i miratuar nga Komisioni i Sigurisë.

Bëhet fjalë për ligjin për trajtimin financiar të këtyre punonjësve që preken nga dy kushtet e lirimit, atë të moshës 55 vjeç dhe shërbimit në radhët e policisë për 30 vjet, ka argumentuar ministri Lleshaj.

Nga radhët policisë të largohen ose me kërkesën e vetë punonjësit të policisë ose me vendim të autoriteteve drejtuese të saj punonjësit e policisë që kanë mbushur moshën 55 vjec, ose që kanë plotësuar 30 vite shërbim në radhët e policisë. Sot ne kemi në  nivelin bazë të policisë oficerë që janë mbi 50 vjec, në gradat e ulëta, në gradat, nënkomisar, grada inspektorëve, që janë 60 vjec.  Synimi është që të preket kjo fashë e gradave, njerëz që janë në terren, njerëz që duhet se s’bën të lëvizin. Pas largimit nga radhët e policisë, këta punonjës të shtetit parashikohet të trajtohen financiarisht me 50% të pagës neto” tha Lleshaj.

Përmbushja e njërit prej këtyre kushteve e mundëson largimin, por nuk e detyron atë. Me qëllim që këta punonjës policie të mund të vijojnë jetën normale të tyre. Është parashikuar që të kenë një trajtim financiar i cili shkon në vlerën e 50% të  pagës mujore neto. Sipas ministrit Lleshaj, i gjithë ky ristrukturim në radhët e efektivëve për të rigjeneruar forca dhe energji të reja në terren, është një instrument që policia në rast nevoje ti thërrasë në detyrë këtë kontigjent.

Ky është një instrument menaxhimi që i jepet në dorë Policisë së Shtetit për të menaxhuar  strukturën e personelit të saj. Pra në rast nevoje mund të nxjerrë, personat që kanë mbushur moshën e 55 vjec, por në rast nevoje mund ti mbajë ata. Nuk është automatike kjo dalje. Parashikohet që të jenë në detyrat kryesisht të karakterit të marrëdhënieve të policisë me komunitetin, hapësirë kjo që këta persona të mos trajtohen si pensionistë“. Ndërsa diskutohej për këtë draftligj, deputetët në Komisionin e Sigurisë kërkuan që pjesë e ligjit të ishin edhe punonjësit e zjarrfikëses, ndërsa shqetësim u paraqit finalizimi i pagave të ulta për punonjësit që do të lirohen nga detyra.

( Kliko këtu ) Drafti i plotë

SKEDA/ Çfarë parashikon ligji për lirimin e 613 policëve
Me miratimin e këtij projektligji për një periudhë prej 3 vitesh mosha mesatare e punonjësve, kryesisht të policisë, ulet mesatarisht me 2 vite. Numri i punonjësve që aktualisht plotësojnë kriteret për përfitim të trajtimit financiar sipas kritereve të parashikuara në këtë projektligj është në total 613 punonjës. E ndarë sipas strukturave, si më poshtë:

Nga Policia e Shtetit 585 punonjës, ku janë 22 drejtues, 5 drejtues të parë, 28  kryekomisarë, 35 komisarë,  97 nënkomisarë dhe 398 inspektorë të cilët marrin aktualisht 204 mln lekë paga nga shteti në vit.

Në radhët e Gardës së Republikës  21 punonjës nga të cilët 4 kolonelë, 1  nënkolonel, 4  majorë, 6 kapter reshter, 5 kapterë shtabi dh e1 kaptër që aktualisht në total kanë trajtimin financiar me pagan ë 7.6 mln lekë në vit.

Nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministri 7 punonjës, ku nuk preket drejtori I përgjithshëm, por preken 2 zv.drejtorë të përgjithshëm, asnjë drejtues i parë, 2 drejtues dhe 3 kryeinspketorë me efekt financiar 3.5 mln lekë në vit.

Nga përllogaritjet rezulton se efektet financiare vjetore, nëse zbatohet ligji duke filluar nga viti 2020, për të gjithë punonjësit që plotësojnë kriteret, është 215 506 116 lekë. Nisur nga mundësitë për zëvendësim, në mënyrë të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila përfshin numrin më të madh të punonjësve me gradë, sikurse shpjeguar në këtë rubrikë, është vlerësuar që numri i punonjësve që do të përfitojnë trajtimin financiar, të përcaktohet çdo vit në varësi të mundësive për fonde financiare për këtë qëllim.

Sipas kësaj skeme, inspektori do të përfitojë 26 200 lekë në muaj dhe mesatarisht përfshirë edhe gradat e larta rreth 29 297 lekë në muaj./Shqiptarja.com/