EMRAT/ Dosja “339/3”, Gjykata e Posaçme dënon me burg 7 të pandehurit…

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e Dosjes 339/3, ku në përfundim të gjykimit ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprës penale te “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike ne bashkepunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Megjithatë, Gjykata e Posacme ka rrezuar akuzen per grup te strukturuar kriminal dhe vepra te kryer nga grupi i strukturar, akuza keto te parashikuara nga Neni 333/a dhe 334 te Kodit Penal.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të pandehurve do ti ulet një e treta e dënimit.

Të pandehurit janë dënuar përkatësisht:

  1. Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite burgim.
  2. Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite burgim.
  3. Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite burgim.
  4. Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5,4 vite burgim.
  5. Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,4 vite burgim.
  6. Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5 vite burgim.
  7. Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite burgim.

Gjithashtu burime për Ora News bëjnë me dije se, në këtë gjykim është edhje kampioni i botës në mundje Elis Guri, i dënuar me 7 vite burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ku ne aplikim te gjykimit te shkurtuar është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burgim.

I kontaktuar nga Ora News, mbrojtësi i Gurit, avokati Arbër Hoxha u shpreh “se vendimi është i pambështetur në ligj dhe në prova, ku brenda afatit ligjor do kundërshtohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku do të kërkojmë deklarimin e pafajshëm të të mbrojturit prej meje“.

Përgjimet

Në përgjimet telefonike, del që Xheleku telefonon Astmer Bilalin dhe i thotë që ka mbërritur dhe në këtë moment Astmer Bilali telefonon Elis Gurin dhe e vë në dijeni se “kanë ardhur ata shokët”, ndërsa kampioni i mundjes i thotë se “ndodhet në Tiranë dhe se ata duan atë që ai ka aty”, duke nënkuptuar sasinë e kanabisit.

Pas këtij konfirmimi Astmer Bilali lidhet sërish me Florenc Xhelekun dhe i thotë se po shkonte ta takonte, duke realizuar kështu edhe takimin e shkëmbimit të sasisë së kanabisit.

Në konkluzionet e saj Prokuroria shprehet se Astrit Avdyli, Altin Avdyli në lidhje me grupin e Lezhës ku bënin pjesë Gjevi Ndoka, Danjan Ndoka dhe të tjerë kryejnë trafik të lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë dhe Kolumbia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj.