Erion Veliaj mbron Mira Kazhanin dhe Bieta Sulon: Edhe në SHBA kështu ndodh, na duheshin specialiste…

Kreu i Bashkisë së Tiranës,  Erion Veliaj ka mbrojtur publikish dy gazetaret, Mira Kaxhanin dhe Bieta Sulon, të cilët rezultuan se punonin në UKT. 

Në emsionin “Real Story” ai ka deklaruar se në këtë çështje nuk ka asgjë të keqe, pasi kjo ndodh edhe në SHBA, apo vende të tjera. Veliaj është shprehur se UKT është një kompani e madhe dhe se ka mundësi të punësojë më të mirët në treg.

“Përsa i përket një kompanie, siç është UKT-ja, e cila është një nga kompanitë më të mëdhaja në qytet, ndoshta pas OSHEE, e cila ka nevojë gjithmonë për të marrë këshilltarë, specialistë mediash, konsulentë, për të marrë audit, për të marrë ekspertë kredie. Pra, më të mirët që ka tregu, kjo është një gjë që ndodh tipikisht. Kolegët e zotit Lela në Britani, kolegët e tij në Boston, punojnë rregullisht për kryetarët e bashkisë. Kështu që një kompani e qytetit merr eksperiencë dhe kërkon nga specialistë të medias, për mënyrën sesi do të komunikojë reforma të caktuara, për mua ka rëndësi bilanci.Kur ish kryetari i Bashkisë Lulzim Basha la ujësjellin, paguanin ujësjellin 37% e qytetarëve, shprehet Veliaj ndër të tjera në emisionin “Real Story.

Dy ditë më parë  u publikua lajmi se gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo ishin të punësuara në UKT. CNA.al sqaroi se Sulo ishte larguar para dy vitesh nga detyra, dhe se Elona Meço gjithashtu ka qënë e punësuar pranë OSHEE-së. Nuk mungoi edhe një reagim nga vetë Bieta Sulo, e cila u tha komentuesve se i përshëndet të gjithë. Ndërsa , Mira Kazhani publikoi në rrjetet sociale një foto me grosh./Dosja.al/