FANTASTIKE/ Tjetër medalje ari për Shqipërinë, Abakarov triumfon në Beograd: Kampion bote në mundje…

Mundësi çeçen me pasaportë shqiptare, Zelimkhan Abakarov, ka fituar medalje të artë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes që zhvillohet në Beograd.

Ai fitoi sot në mbrëmje medaljen e artë në peshën 57kg,duke triumfuar 7-2 ndaj amerikanit Thomas Patrick Gilman.

Një medalje historike, pasi për herë të parë në histori Shqipëria arrin të rrëmbejë një medalje të artë, e cila vjen nga një mundës i neutralizuar shqiptar.

Abakarov bëri një paraqitje mjaft të mirë ndaj amerikanit Gilman, duke e dominuar sfidën dhe duke triumfuar në peshën 57kg.