FOTO/ Bashkia Shkodër largon kuajt nga rrugët e qytetit…

Bashkia e Shkodrës vë në rrugën e zgjidhjes edhe problemin e lëshimit të kuajve në rrugët e lulishtet e qytetit. Në mirëkuptim dhe bashkëpunim me pronarët e këtyre kafshëve, është bërë sot grumbullimi dhe transportimi i tyre, duke i larguar nga Parku i Bexhistenit dhe zona të tjera të qytetit. Në nismën e saj, Bashkia Shkodër u mbështet edhe nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Bashkia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e të gjithë personave për të mos lëshuar kafshët e tyre në hapësirat publike. Në çdo rast, do të veprohet sipas parashikimeve ligjore për të garantuar jo vetëm qetësinë e sigurinë e qytetarëve por edhe ruajtjen e imazhit të Shkodrës.