Gjashtë futbollistë të Vllaznisë ftohen në ekipet kombëtare…EMRAT..

Ditën e sotme do të nisin grumbullimet e ekipeve kombëtare U19 dhe U20 dhe pjesë e këtyre ekipeve do të jenë edhe gjashtë futbollistë të Vllaznisë. Stafet teknike të tyre kanë ftuar të jenë të pranishëm në këto grumbullime konkretisht futbollistët Kristi Qarri, Enes Isufi, Elmir Lekaj, Eraldo Deda e Mehdi Çoba tek kombëtarja U20 si dhe futbollistin Klevis Bebeziqi tek ajo U19.
KF Vllaznia iu uron suksese këtyre futbollistëve dhe shpreson që ata ta përfaqësojnë sa më denjësisht fanellën kuq e zi.