Gjykata e Lezhës dënon me 4 vite burg ish kreun e Bashkisë, Fran Frrokaj…

Gjykata e Lezhës dënon me 4 vite burg ish kryetarin e bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.

Ish qytetari i parë i Lezhës u shpall fajtor nga gjykata nën akuzën e tjetërsimit të pronave në Shëngjin.

Bashkë me Frrokaj, Gjykata ka dënuar edhe ish zyrtarë të tjerë lokalë.

1 vit burg për ish-nënkryetarin e bashkisë Enver Hafizi, 4 vite për ish kryetarin e qarkut Gjok Ndoka dhe 2 vite për ish drejtorin e Hipotekës Artan Djala.