Helidon Bushati: “Sa herë kryerilindasi në ikje kërkon të vijë në Shkodër, vjen dhunshëm”…

“Është e turpshme kjo që po ndodh në Shkodër.

Sa herë kryerilindasi në ikje kërkon të vijë në Shkodër, vjen dhunshëm, me aparatin e tij shtetëror që kërkon t’i marrë frymën këtij qyteti.
Bllokim rrugësh, forca policore, kontrolle, sirena dhe zhurmë që nuk i shkojnë jetës së këtij qyteti.
Nuk mund ta përçudnojnë jetesën e këtij qyteti. Nuk mund t’i intimidojnë qytetarët. Nuk mund t’i imponohen me dhunë e force Shkodrës së Shumicës.
Edi Rama dhe shpura e tij janë shembulli se Regjimi i Frikës ka rënë dhe Shqipëria e Shpresës po bashkohet çdo ditë.

Këtë Shkodra nuk e meriton!

Jepini fund kësaj marrëzie. Kohës kur Shkodra mbetej pengu juaj i ka ardhur fundi.
Përballjes me të vërtetën, me zërin e qytetarit, nuk i ikni dot”, shkruan Helidon Bushati.