Helidon Bushati takim me pensionistë: Me 25 Prill, do të kenë një qeverisje që e sheh prindin me syrin e fëmijës…

Sot kisha në krah edhe prindërit e mi si fjalë e dhënë për angazhimet e mia.

Fitores së 25 Prillit i duhet bekimi i prindërve tanë. Dhe e kemi. Ky është oguri më i mirë për fitoren tonë historike.
I harroi, i mashtroi, i la në baltë edhe ata që ëndërruan për Shqipërinë si të ishte fëmija i tyre.

Lajm i mirë është që ëndrrës për fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre i ka ardhur koha.
Me 25 Prill, do të kenë një qeverisje që e sheh prindin me syrin e fëmijës.