Ilir Beqaj takim me strukturat e PS-së në ZAZ 5 të qytetit të Shkodrës në Marlula…

Takim me strukturat e PS-së në ZAZ 5 të qytetit të Shkodrës në Marlula.
Diskutuam për organizimin elektoral por edhe për shqetësimet dhe hallet e banorëve.
Në krahasim me disa vite më parë ka përmirësim të rrjetit rrugor, është rinovuar infrastruktura shkollore dhe shëndetësore dhe, së fundmi, edhe rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike.
Nuk është bërë sa duhet për të përfunduar procesin e legalizimit të ndërtimeve informale.
Diskutuam edhe për lehtësimin fiskal të biznesit të vogël me tatim fitimi ZERO dhe TVSH ZERO deri në vitin 2029.
Një pjesë e mirë e vajzave dhe grave të zonës punojnë në industrinë e manifakturës. Do të përfitojnë edhe nga përjashtimi nga tatimi për pagat deri në 400 mijë lek në muaj, edhe nga rritja e pagës minimale në 400 mijë lek në muaj.

SkaKohëPërPushim #shqiipëriaeardhmjaejonë #PS3 #psshkodër