Ilir Beqaj takim në Vau Dejës: “Prej dy vjetësh një model krejt i ri i drejtimit të bashkisë me Markun”…

Vijon fushata elektorale me takim në bashkinë e Vaut të Dejës.
Me kandidatët Frrok Gjini, Kristjan Shkreli dhe kryetarin e bashkisë Mark Babani.
Prej dy vjetësh një model krejt i ri i drejtimit të bashkisë me Markun.
Një këto dy vjet janë bërë ndryshime rrënjësore në mirëmbajtjen e kanaleve vaditëse e kulluese që nuk ishin bërë në 20 vjet.
Edhe pse periudhë pandemie, në serrat e Kosmaçit prodhimet kanë qënë si asnjëherë më parë, madje kanë marrë të vjela edhe në tetor të vitit të kaluar.
Fermerët shumë të interesuar për naftën pa taksa dhe për skemat e mbështetjes së drejtpërdrejtë.
Edhe ujësjellësi i ri për Laçin e Vaut të Dejës sapo ka përfunduar. Nuk ka më dy orë ujë në ditë por 24 orë.
Bizneset e vogla janë të kënaqura nga ZERO taksa tatim fitimi dhe përjashtimi nga TVSH.
Në zonë ka gra dhe vajza që punojnë në industrinë e manifakturës. Rritja e pagës minimale në 400 mijë lek në muaj dhe përjashtimi nga taksa mbi të ardhurat deri në 400 mijë në muaj është një ndihmë e vleshme për buxhetet familjare.
Me shumë interes pritet plani i madh për zhvillimin e turizimit ujor në liqenin e Vaut të Dejës dhe rikonstruksioni i thellë i rrugës së Komanit.