IMERI: DO VENDOSIN DETAJE, POR FITOJMË ME KASTRIOTIN

Demir Imeri duke folur para gazetarëve në pragndeshjen me Kastriotin, është shprehur entuziast për një fitore edhe nesër ndaj këtij kundërshtari. Ja si është përgjigjur ai:

Vllaznia? Të them të drejtën ndjehem shumë mirë. Vllaznia është një skuadër me djem shumë të mirë të cilët më kanë ndihmuar të ambjentohem shumë shpejt dhe ndjehem sikur të kisha shumë vite këtu. Po bëjmë mirë edhe në terren dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.

Këtu jam në një skuadër ku tifozët kërkojnë gjithmonë anën ofensive, atë të fitores. Më pëlqen kjo gjë sepse më ka ndodhur edhe me Shkëndinë e Tetovës ku ishte i njëjti presion për të fituar. Megjithatë tashmë jam mësuar me të.

E ardhmja? Ta shohim këtë gjë. Jemi në rrugë të mirë dhe pastaj do shohim se çfarë ka shkruar Zoti për këtë gjë.

Mungesa e golit? Kjo është e vërtetë, kam shënuar tre gola në kupë dhe kam dhënë dy asiste ndërkohë që më është anulluar goli i parë në ndeshjen me Apoloninë. Po bëj më të mirën, pres më shumë nga vetja sepse i di kualitetet e mia, por është mirë që skuadra po ecën mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.

Gol neser? Pse jo, do Zoti.

Menyra e lojes? Ne jemi një skuadër shumë kompakte, pra kur pësojmë, pësojmë të gjithë dhe e njëjta gjë edhe kur shënojmë sepse shënojmë të gjithë. Unë shpresoj që edhe në vazhdim të jetë kështu.

Kastrioti? Kastrioti duhet vlerësuar shumë. Kam punuar me profesor Ndreun, e njoh grintën dhe mentalitetin e tij, por ne do të japim më të mirën në fushë. Nesër besoj se do të jetë një ndeshje me shumë grintë dhe besoj se do të vendosin detajet, detajet shumë të vogla dhe për mendimin tim besoj se do t’i shfrytëzojmë ato detaje dhe shpresoj të marrim pikët maksimale nga Kamza.

Pagat? Nuk jam kompetent për t’iu përgjigjur kësaj pyetje dhe besoj se ka njerëz të tjerë për t’iu përgjigjur. Ne jemi profesionistë dhe kur futemi në fushë, nuk e kemi mendjen askund tjetër përveçse tek ndeshja dhe harrojmë çdo