Kampionati Ballkanik i Taekwondo, Vllaznia fiton tri medalje…

•Sportistet e Vllaznisë dhe njëkohësisht të kombëtares arrijnë të marrin 2 vende të 2-ta medalje argjenti dhe 1 vend të 3-të në kampionatin Ballkanik që u zhvillua në Rumani.

•Menida Meta -31 kg, nën kampione ballkani.
Enisa Shabaj -59 kg nën kampione ballkani.
Isra Meta -44 kg, vend i 3-të.
Irsa Osmanagiq -55 kg, fiton një ndeshje por nuk arrin të kalojë në zonën e medaljes.

•Në bazë të rezultateve të përgjithshme, ekipi i kombëtares tonë rënditet në vend të 2-të me të rinjt dhe në vend të 2-të gjithashtu me të rriturit. Tek fëmijët këtë rradhë mjaftohemi me vendin e 5-të.
• Falenderime shkojn për Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) dhe Federata Shqiptare Taekwondo World – World Taekwondo Albania për mbeshtetjen në këtë aktivitet.

•Niveli ishte i lartë dhe paraqitja e sportisteve tona ishte po aq i mirë ku të gjitha nga ato janë mjaft premtuese për të ardhmen.

•Këtë fundjavë që shkoi, ekipi i Vllaznisë gjithashtu ka marrë pjesë në kampionatin e MMA-së që u zhvillua në Tiranë tek parku olimpik Feti Borova duke treguar performancë dhe rezultate mjaft të mira.

Rezultatet janë si më poshtë:
Nejla Uruçi 78 kg, kampione.
Hysen Kërmeshtna 52 kg, kampion.
Sidrit Efendi 88 kg ,kampion.
Mirgen Kroj 58 kg, nën kampion.
Esad Malaj 63 kg, nën kampion.
Kevin Bekteshi 67 kg, nën kampion.
Shefqet Tivari 100 kg, nën kampion.

Falenderim i veçantë shkon për Safet Plangaj, Gramoz Hasa dhe Edison Kraja që asistuan dhe ndihmuan ekipin për të arritur këto rezultate.
Gjithashtu falenderojmë prof. Arjan Rizaj për organizimin e ketij aktiviteti!