Kastrioti trondit Kukësin dhe e mund në “frymën e fundit”, Erzeni ka pretendime në ndeshjen me Teutën…

Kukësi nuk po e gjen dot ende ecurinë positive në këtë sezon të ri. Verilindorët janë në kërkim të fitores së parë edhe pas javës së tretë të Superiores. Ekipi i Gegës kaloi i pari në avantazh me anë të Zivkovic në minutën e 60.

Nuk kaluan shumë minuta që Prenkocevic të barazonte shifrat. Në minutat e fundit i gjithë Kukësi ishte hedhur përpara për të gjetur golin e avantazhit. Tërësisht e papritur, në të 90 do të vinte një predhë e Mehmetit nga distanca që u ndal në cepin e rrjetës.

Kështu Kastrioti arriti të përmbyste 1-2 Kukësin. Nga ana tjetër Teuta dhe Erzeni janë ndalur në barazim pa gola. Por shumë ka për t’u diskutuar në atë minutë të 70 të takimit ku Erzenit i është anuluar një gol për pozicion jashtë loje, ndërsa përsëritjet e pamjeve treguan krejtësisht të kundërtën. /SportEkspres/