Klubi Vllaznia njofton për penalizime ndaj lojtarëve dhe trajnerit nëse nuk arrijnë objektivat..

Klubi i Futbollit Vllaznia pas rezultateve të dobëta të ekipit në ndeshjet e fundit, të shoqëruara me performancë të dobët, analizoi me qetësi përgjegjësitë për të gjithë, stafin teknik si dhe lojtarët e aktivizuar.
Duke qënë se në asnjë rast penalizimi nuk përbën qëllim në vetvehte kemi marrë masa disiplinore dhe sanksione financiare me kusht që të ketë një mobilizim të gjithanshëm për rikthimin tek rezultatet pozitive ndaj stafit teknik dhe disa prej lojtarëve, të cilët besojmë se kanë të gjithë potencialin dhe mundësitë e duhura për të arritur objektivin që klubi i ka vënë vehtes pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.
Të gjitha masat paralajmëruese ndaj stafit teknik dhe lojtarëve nuk do të aplikohen, nëse ekipi në ndeshjet kryesore në vazhdimësi do të arrijë të marrë rezultate pozitive, të cilat rrisin besimin tek publiku dhe garantojnë objektivin sportiv.