KQZ apel për vetëpërmbajtje partive politike: Detyrim, respektimi i Kodit Zgjedhor…

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve iu është drejtuar me një shkresë zyrtare kryeministrit Edi Rama, partive politike në vend dhe OSBE-ODIHR, lidhur me fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, e cila pritet të nisë zyrtarisht ditën e nesërme.

KQZ bën apel për vetëpërmbajtje , ndërsa i kërkon institucioneve publike që të përmbushim detyrimet e tyre duke respektuar Kodin Zgjedhor.

“Duke marrë në konsideratë raportet e para të depozituara nga monitoruesit, KQZ i bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor”, thekson KQZ.