Kthehet Vllaznia e frikshme, shkodranët dominojnë Kastriotin dhe i dërgojnë “SMS” rivalëve…

Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga ana e shkodranëve që nuk e vunë në diskutim fitoren për asnjë moment. Kroati Aralica hapi siparin e golave pas 10 minutash lojë, ndërsa Ardit Hoxhaj dyfishoi vetëm 8 minuta më vonë.

Në të dytën, ishte sërish Hoxhaj që gjeti rrugën e golit duke ndëshkuar krutanët pas një aksioni model. Ajazi ngushtoi diferencat në minutën e 78-të, por vetëm kaq.

Vllaznia rikthehet me fitore në kampionat pas 3 javësh duke u dërguar një mesazh të fortë rivalëve, ndërsa Kastrioti vazhdon krizën duke mos ngritur kokë as këtë javë.