Kukësi me 10 lojtarë mposht Skënderbeun në “Loro Boriçi”…

Kukësi ka mundur 1-0 Skënderbeun, edhe pse luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 37 e ndeshjes.

Vasil Shkurtaj ishte heroi i verilindorëve, pasi me golin e tij i dha 3 pikët Kukësit, që vijon të mbetet në luftë për titull.

Sulmuesi që sapo është kthyer te Kukësi, u aktivizua në minutën e 76 dhe topin e parë që preku, e ktheu në gol.

Me këtë fitore, Kukësi barazon Laçin në vendin e dytë, me 31 pikë, tre më pak sesa Tirana kryesuese, që nesër luan ndaj Dinamos.