Mediat italiane bëjnë për “ujë të ftohtë” Bajramin: E ka mendjen në merkato, jo në lojë

Nedim Bajarami është një nga emrat më të diskutuar të momentit në futbollin italian.

Mesfushori i kombëtares shqiptare prej javësh po diskutohet për një lëvizje në drejtim të Fiorentinës.

Megjithatë së fundmi duket se Bajrami e ka humbur përqendrimin te ndeshjet e Empolit dhe kjo u duk edhe në takimin e së dielës kundër Leçes, e cila u mbyll me rezultatin 1-1.

Pas kësaj sfide, mediat italiane kanë bërë vlerësimin e lojtarëve dhe shqiptarit i është dhënë nota 5.5.

Në shkrimet e mediave italiane di “Tuttosport” apo “Gazzetta dello Sport” theksohet se Bajrami nuk e kishte mendjen fare te ndeshja, sipas tyre, mesfushori tashmë mendon vetëm për merkaton dhe harron të luajë.