Mesazhi i Metës: Do tmerrohen ata që mendojnë se do të bëjnë “termet”…

Presidenti, Ilir Meta, paralajmëroi edhe njëherë mazhorancën se nuk do të lejojë prekjen e asnjë vote të qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit.Mesazh direkt ai i adresoi Damian Gjiknurit i ka kapur në përgjimet e dosjes “184” për zgjedhjet në Dibër. Meta tha se në 25 prill do të tmerrohen ata që mendojnë se do të bëjnë “tërmet”, duke iu referuar shitblerjes së votave në zgjedhjet parlamentare të 2017.“Dy janë çështjet më të rëndësishme, pandemia dhe ekonomia. E dini si po shkon biznesi. Janë dhe zgjedhjet dhe standardet e zgjedhjeve. Nëse janë të shqetësuar nga mesazhet e presidentit, le të shqetësohen dhe të tmerrohen të gjithë ata që mendojnë se do të bëjnë tërmet si në Dibër apo Shijak. Qofshin qeveritarë, qofshin punonjës policie, qofshin banditë, gjithçka qofshin.Shqipëria ka një pengesë të pakapërcyeshme për të çelur negociatat, e para, e dyta dhe e treta janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme se ato të para katër viteve kanë qenë të manipuluara dhe e di gjitë bota, u vu kusht hetimi i tyre. Dosjet u bënë ping-ping se ishin ministra të tillë që i thonë presidentit fshehurazi. Pse ka frikë presidenti nga Damiani, po nga kush tjetër që të shkojë fshehurazi në Vlorë?“, deklaroi Meta.Kreu i shtetit kishte një mesazh edhe për punonjësit e policisë.“Unë jam President i Republikës, jam ushtar i parë i Republikës, jam dhe student i Dhjetorit ’90. Ju bëj thirrje policëve të mos keqpërdoren sepse janë në një monitorim. Përndryshe, nuk do mbaj përgjegjësi për fatin që do t’u rezervojë populli shqiptar. I gjithë populli do të jetë garant për mbrojtjen e votave“, deklaroi Meta.