Mijëra besimtarë muslimanë falën Fiter Bajramin në sheshin “Skendërbej”, Tiranë…

Mijëra besimtarë muslimanë mbushën ketë të enjte sheshin “Skendërbej” për festën e Fiter Bajramit. Ceremonia për faljen e Namazit nisi me leximin e Kuranit nga imami i xhamisë së Et’hem Beut.

Për të dytin vit me radhë ceremonia u zhvillua nën masat anti-Covid, megjithatë ndryshe nga një vit më parë pjesëmarrja ishte masive.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, bëri thirrje për më shumë solidaritet mes njeri-tjetrit.

Fiter Bajrami kremtohet pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Mesazhi i kësaj feste është solidariteti me te varfrit dhe shpërndarja e lëmoshës për të gëzuar të gjithë së bashku.

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe turmë
May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing, ambiente të jashtme dhe turmë
May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing, ambiente të jashtme dhe turmë
May be an image of 1 person, standing, ambiente të jashtme dhe monument