Ndërtimet pa leje/Rama:Operacion nga Velipoja në Ksmail,pa asnjë tolerancë…

Gjatë konferencës së ditës së sotme për Mbrojtjen e Territorit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka dhënë urdhër që të nisë operacioni nga Velipoja deri në Ksmail për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Sipas Ramës, duhet vendosur një vijë e kuqe që s’duhet të shkelet më nga askush. Më tej, ai u shpreh se aty ku hidhet beton pa leje duhet të ketë jo vetëm prishje të ndërtimeve por edhe ndalime dhe procedime penale në bazë te ligjit.

“I kam kërkuar ministrit, drejtorit të IKMT, ministrit të Turizmit të hartohet dhe të niset operacion nga Velipoja deri në Ksamil, dhe tani jo në mesin e verës kur të vijnë turistët. Pa asnjë tolerancë. Ata kanë 25 vjet që hanë buke atje, jo po duke shkuar aty ku është shumë e qartë fare, mjafton të hapësh sytë dhe e kupton për çfarë bëhet fjalë. Njerëzit që janë aty 25 vjet mund të vazhdojnë të bëjnë ato shërbime.

Duke shkuar për të vendosur një vijë të kuqe që sduhet të shkelet më nga askush. Aty ku është përcaktuar vija e pakalueshme e rërës aty duhet të jetë vija. Aty ku hidhet beton pa leje aty duhet të ketë jo vetëm prishje por ndalime procese penale në bazë të ligjit dhe ndryshimeve të reja që janë bërë për këtë punë. Kini parasysh dhe diçka tjetër që tha ministrja se me ndryshimet ligjore penalizohet i gjithë zinxhiri.  Ti i bën investitorit sipas dëshirës së investitorit për të ndryshuar kate e shtuar volume se shkon ti në burg”, tha Rama.