Nga data 1 prill deri me 31 qershor do të ndalohen të gjitha llojet e peshkimit në liqenin e Shkodrës…

Duke nisur nga data 1 prill deri me 31 qershor do të ndalohen të gjitha llojet e peshkimit në liqenin e Shkodrës. Arjan Çinari, drejtor i Organizatës së Menaxhim-Peshkimit në Shkodër bën të ditur se kjo periudhë 3 mujore do të jetë e ndarë në disa faza .

Çinari tha se deri me 31 maj nuk do të lejohet asnjë lloj gjuetie përveç gjuetisë me grepa të peshkut të ngjalës ndërsa shpjegoi edhe arsyen pse ky proçes kryhet në këtë periudhë. Sa i takon gjuetisë të paligjëshme Çinari i bën thirrje çdo personi që do të shkel ligjin do të përballet me të .Aktiviteti në Liqenin e Shkodrës kontrollohet nga disa institucione njëherësh; Organizata e Menaxhim-Peshkimit, OMP, e cila jep dhe kontrollon liçensat për peshkatarët, Inspektoriati i Peshkimit si dhe Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura.