Një profesor në fakultet nxori 50 Euro dhe pyeti studentët: “Kush e dëshiron këtë?”Shumica e studentëve…

Një profesor në fakultet nxori 50 Euro dhe pyeti studentët: “Kush e dëshiron këtë?”Shumica e studentëve ngritën duart.

Profesori tha: -“Do t’ia jap njërit nga ju, por pasi ta ndrydhi.

Përsëri pyeti: -“Kush e dëshiron këtë?”Duart përsëri u ngritën.

-”Por çfarë do të bëni nëse e bëj kështu”?

E hodhi në tokë dhe filloi ta shkelë me këmbë, duke e njollosur, pastaj mori 50 Euron e ndrydhur, të përlyer, të shkelur dhe përsëri i pyeti :

-“A e dëshiron përsëri dikush nga ju këtë 50 Euro?Përsëri të gjithë ngritën duart.Atëherë profesori tha: -“Mendoj se tani keni mësuar diçka të rëndësishme”. Çfarë do që bëra me këtë 50 Euro ju përsëri e dëshironi sepse nuk e ka humbur vlerën e saj, edhe pas ndrydhjes edhe pas shkeljes mbetet përsëri 50 Euro”

Kështu edhe ne, ndonjëherë demoralizohemi, gjunjëzohemi, ndrydhemi për shkak të gabimeve, veprimeve të këqija, përvojave të ithta, vështirësive, dhe, atëherë mendojmë se e kemi humbur vlerën tonë.

Mos lejo që humbja e shpresës të fshijë ëndrrat e tua !!