Paralizohet pothuasje gjithçka, policia dhe ushtria në rrugë, si paraqitet situata në Shkodër

Numri i të prekurve nga Covid -19 është rritur në Shqipëri duke e çuar numrin në 15 ndërkohë që ditën e djeshme humbi jetën një 73 vjeçare.

Qeveria ka marrë masa shtrenguese dhe penguese për të minimizuar përhapjen e virusit duke dhënë urdhër për mbylljen e të gjithë bareve, restorantevë, zyrave të shërbimit të qytetarëve, lëvizjen e pasagjerëve nga ajri dhe deti.

Të gjithë rrethet kanë filluar të zbatojnë urdhërat e dhëna, edhe në Shkodër.

Sic shihet nga fotot duket se jeta ka ndaluar. Disa prej bareve e restoranteve kanë mbyllur me vullnetin e tyre aktivitetet deri në një njoftim të dytë.

Ndërkohë policia dhe ushtria ka dalë në terren për kontrollin e automjeteve por edhe të gjithë terrenit.

Sipas urdhrit të qeverisë do të aplikohen gjoba nga 5 deri në 10 mijë euro për të gjithë personat që kanë ardhur nga vendet e prekura dhe thyejnë vetëkarantinimin.